Sq:Gramps 3.4 Wiki Manual - Manage Family Trees

From Gramps
Jump to: navigation, search

Tani të kthehemi te një eksplorim më i detajuar të përdorimit të zakonshëm të GRAMPS. Në këtë kapitull japim një përmbledhje të detajuar të asaj se si mund të menaxhoni pemët tuaja familjare, si dhe të ndani të dhënat tuaja me gjenealogji të tjera.

Gnome-important.png Special copyright notice: All edits to this page need to be under two different copyright licenses:

These licenses allow the Gramps project to maximally use this wiki manual as free content in future Gramps versions. If you do not agree with this dual license, then do not edit this page. You may only link to other pages within the wiki which fall only under the GFDL license via external links (using the syntax: [http://www.gramps-project.org/...]), not via internal links.<br\> Also, only use the known conventions

Paraprak Indeks Tjetri



Nis një Pemë të re familjare

Fig. 3.4. Nisja e pemës familjare


Për të nisur një Pemë të re familjare, zgjidh Pemë familjare ->Menaxho Pemët familjare ose përzgjedh butonin Pemë familjare nga shiriti i veglave. Kjo do të hapë menaxhuesin e Pemës familjare.



Përzgjedh butonin I ri dhe GRAMPS do të shtojë një qasje të re të Pemës familjare në listën e Pemëve familjare. Për të ndryshuar emrin e tij nga parazgjedhja Pema familjare 1, kliko mbi emrin dhe shtyp një emër të ri.

Tani përzgjedh Ngarko Pemën familjare për të hapur një Pemë familjare të re dhe të zbrazët.

Hap një Pemë familjare

Për të hapur një pemë familjare, zgjedh Pemë familjare ->menaxho pemët familjare ose kliko butonin Pemë familjare në shiritin e veglave. Menaxhuesi i Pemës familjare do të shfaqet dhe ju do të shihni një listë të të gjitha Pemëve familjare të njohura për GRAMPS. Një ikonë do të afishojënë shtyllën e Statusit pranë ndonjë Peme familjare e cila aktualisht është e hapur. Përzgjedh pemën që doni ta hapni, dhe hapeni atë duke përzgjedhur butonin Ngarko Pemën familjare. Si alternative, mund të klikoni dy herë mbi Pemën e dëshiruar.

Për të hapur një Pemë familjare të kapur kohën e fundit, zgjedh Pemë familjare ->Hap të fundit ose rreshtin e poshtëm pranë butonit Pemë familjare dhe përzgjedh Pemën familjare nga lista.

Nëse nuk keni të "drejtën e shkrimit" për Pemën familjare të përzgjedhur, do të hapet vetëm në gjendjen Vetëm Lexim. Në këtë gjendje, të dhënat mund të shifen por nuk dot të bëhen ndryshime në Pemë. Për ta dëshmuar këtët gjendje, titulli i dritares kryesore do të hapet me tekst(Vetëm Lexim) .

Hapja e të dhënave GEDCOM ose XML

GRAMPS ju mundëson të hapni baza të dhënave të caktuara të cilat nuk kanë qenë të ruajtura në formatin e vet GRAMPS-it nga vija e komandës. PËR TË BËRË lidhet me faqen për të sqaruar si. Këto përfshijnë baza të të dhënave XML dhe GEDCOM. Por duhet të keni kujdes se nëse baza e të dhënave XML apo GEDCOM është relativisht e madhe, do të hasni në probleme me performancën, dhe në ngjarje kur të bëhet një përplasje, të dhënat tuaja mund të prishen. Prandaj, nomralisht është më mirë të krijoni një pemë të re familjare (bazë të të dhënave) GRAMPS dhe të importoni të dhënat tuaja XML/GEDCOm në të.

Gramps-notes.png
Hapja e bazave të të dhënave

Bazat e të dhënave XML dhe GEDCOM kërkojnë që të gjitha të dhënat të mbahen në memorie dhe të mos përmbajnë indekse. Formati i thjeshtë i GRAMPS-it është një bazë e të dhënave që lexon vetëm të dhënat e duhura. Pra, për një pemë familjare të madhe të dhënat mund të hyjnë me shpejtësi dhe në mënyrë më efektive duke mos përdorur XML apo GEDCOM.

Gnome-important.png
Redaktimi i GEDCOM

Ju lutem të keni në dijeni se disa infromacione në një skedar të GEDCOM mund të humbin gjatë importimit në GRAMPS si dhe eksportimit për në GEDCOM. Thjesht hapja dhe të vërejturit e skedarit nuk do ta ndryshojnë atë. Sidoqoftë, nëse do të ishin bërë ndryshime dhe ato nuk do të ishin lëshuar në dalje, GRAMPS që ekziston do të ruajë të dhënat, me humbje të mundshme të të dhënave.

Heqja e Pemës familjare

Përzgjidh pemën familjare që doni ta largoni, dhe kliko butonin Hiq .

Kjo do të largojë plotësisht pemën me pamundësi për të rinxjerrur të dhënat. Merrni në konsideratë të merrni një rezervë nga të dhënat tuaja duke eksportuar në formatin XML të GRAMPS, dhe të klasifikoni skedarin.

Riemërimi i një Peme familjare

Mund të riemëroni një Pemë familjare (ose një arkive nga ajo) duke pëzgjedhur pemën që doni ta riemëroni dhe duke klikuar Riemëro. Gjithashtu mund të klikoni mbi emrin në listën e pemëve.

Në secilin rast, vetëm shtypni emrin e ri për të pasur efekt.

Krijimi i kopjes rezervë të Pemës familjare

  • Mënyra më e sigurtë për të krijuar një kopje rezervë të Pemës tuaj familjare GRAMPS është të eksportoni në formatin GRAMPS XML (ose Paketën GRAMPS për të përfshirë artikuj nga galeria juaj) dhe të kopjoni skedarin që del si rezultat në një vend të sigurtë, and copy the resultant file to a safe place, preferohet në një konstruksion të ndryshëm.

Backup dialog

Simply select "Make Backup..." from the "Family Trees" menu item.

MakeBackup.png

You can either choose to include the media or not.

Note that this is just a regular XML export, except that no data is filtered out. You can import these as usual with any exported file.

You can also define the pattern for the backup filename by setting the paths.quick-backup-filename in the ~/.gramps/gramps34/gramps.ini key file like the following:

[paths]
quick-backup-filename='%(filename)s_%(year)d-%(month)02d-%(day)02d.%(extension)s'

You can use any of the following keywords in the pattern: year, month, day, hour, minutes, seconds, filename, extension.


  • Mund të përdorni tiparin Arkivë për të ruajtur pamjet e çastit të pemës tuaj. Këto pamje të çastit mund të përdoren si kopje rezerve të thjeshta, dhe shumë të dobishme nëse doni të provoni diçka që më vonë do të doni ta zhbëni. Megjithatë kjo metodë nuk duhet të përdoret për kopje rezervë standarde, meqë nuk do të përballojë një thyerje të diskut të ngurtë ose shumicës së fatkeqësive të tjera që mund t'i ndodhin kompjuterit.
  • Për përdorues të avancuar: çdo bazë e të dhënave ruhet në nëndirektoriumin e vet nën ~/.gramps. Një kopje rezervë e udhëzimit mund të bëhet duke krijuar kopje rezervë të këtij direktoriumi.

Arkivimi i Pemës familjare

Lehtë mund të arkivoni dhe të shënoni sipas kohës pemë familjare me një përdorim të ndërtuar në GRAMPS të GNU Sistemit të ripunuar kontrrolluesose RCS. Që kjo të jetë e mundshme, kjo gjë e dobishme duhet të instalohet në kompjuterin tuaj.

Për të bërë një arkivë, së pari sigurohu që pema që dëshironi ta arkivoni të jetë e hapur. Pastaj përzgjedh hap pemën familjare dhe kliko butonin Arkivë . Arkiva do të vendoset në listë nën pemën prej së cilës u krijua. Arkivat mund të hiqen dhe të riemërohen.

Restaurimi i një arkive të Pemës familjare

Fig. 3.4 Përzgjedhja e një verzioni për ta restauruar

Thjesht thekso arkivën që doni ta restauroni, dhe përzgjedh butonin Restauro.

Fig. 3.4 Verzioni i restauruar




GRAMPS do të transferojë arkivën në një Pemë të re familjare. Emri i Pemës familjare bazohet në emrin origjinal dhe në emrin e arkivës.

Zhbllokimi e një Peme familjare

Kur GRAMPS hap një pemë, ajo e bllokon pemën, duke ju parandaluar juve apo dikë tjetër që ta hapni atë në të njejtën kohë. Një kopje e dytë e GRAMPS do të ketë mundësi të hapë një tjetër pemë familjare, por pema tashmë e hapur do të shfaqet me ikonën e bllokimit, që ju regon se nuk mund ta hapni atë. Duke mbyllur pemën në kopjen e parë të GRAMPS do të bëjë të mundshme të hapet në kopjen e dytë.

Nëse do të kishit mundur të hapni Pemën e njejtë familjare në dy GRAMPS përnjeherë, ëshët e mundshme që të dhënat tuaja të humbin.

Në një ngjarje të pashpresë të një dështimi të GRAMPS, pema familjare do të mbetet në gjendje të bllokuar. Për ta hapur pemën, përzgjedh pemën familjare të bllokuar, dhe kliko butonin Zhblloko i cili do të jetë i mundshëm. Veproni kështu vetëm nëse jeni të sigurtë se asnjë kopje tjetër e GRAMPS nuk është duke e përdorur këtë pemë familjare.

Riparimi i një Peme familjare të dëmtuar

Fig. 3.4 Riparimi i një Peme familjare




Nëse Pema juaj familjare do të dëmtohet ose do të prishet në njëfarë mënyre, menaxhuesi e Pemës familjare të GRAMPS do të afishojë një ikonë të kuqe për Gabime në shtyllën e Gjendjes .

Për t'i thënë GRAMPS të përpiqet të riparojë dëmin, përzgjedh Pemën dhe pastaj kliko butoninRiparo .

Kjo do të përpiqet të rindërtojë pemën tuaj nga skedarët rezervë që krijohen automatikisht në dalje.

Ruajtja e ndryshimeve në Pemën tuaj familjare

GRAMPS ruan ndryshimet sapo t'i aplikoni ato. Kjo do të thotë, për shembull, që çdoherë që klikoni OK kur përdorni GRAMPS, ndryshimet tuaja menjëherë regjistrohen dhe ruhen. Nuk ka komandë të veçantë "ruaj".

Mund të zhbëni ndryshimet që keni bërë duke përzgjedhur Redakto ->Zhbëj . Nëse vazhdimisht e përzgjedhni këtë komandë, ndryshimet tuaja të fundit do të zhbëhen një nga një. Për të filluar përsëri komanda të shumëfishta përnjëherësh, mund të bëni atë duke përdorur dialogun Zhbëj Historinë i cili është i mundshëm nga menyja Redakto.

Nëse doni ta ktheni Pemën tuaj familjare në atë gjendje që ka qenë kur e keni hapur, përzgjedh, Skedar ->Heq dorë nga ndryshimet dhe braktis . (Kjo është sikur kur e braktisni pa ruajtur në programe tjera.)

Nës do të donit të ruani një kopje të Pemës tuaj familjare me një emër tjetër, do të duhet të eksportoni atë dhe pastaj të importoni në një Pemë të familjare të re. Formati i bazës së të dhënave XML të GRAMPS rekomandohet për këtë qëllim.

Importimi i të dhënave

Importimi ju mundëson të sjellni të dhëna nga programe tjera gjenealogjike në një bazë të të dhënave GRAMPS. Aktualisht, GRAMPS mund të importojë nga formatet në vazhdim:

Baza e të dhënave GRAMPS V2.x (.grdb prapashtesë e skedarit)

GEDCOM (.ged prapashtesë e skedarit)

GRAMPS XML (.gramps prapashtesë e skedarit)

Paketa GRAMPS (.gpkg prapashtesë e skedarit)

GeneWeb (.gw prapashtesë e skedarit)

Fletëllogaritëse GRAMPS CSV - vlera të ndara me presje (.csv prapashtesë e skedarit)

Pro-Gen (.def prapashtesë e skedarit)

Gramps-notes.png
Importimi kundër hapjes

Ju lutem pranoni që importimi i një baze të të dhënave është ndryshe nga hapja e një baze të të dhënave. Kur importoni, në të vërtetë i sjellni të dhënat nga një bazë e të dhënave në një bazë të të dhënave GRAMPS. Kur hapni një skedar, e redaktoni skedarin tuaj origjinal.

Për të importuar të dhëna, përzgjedhni Skedar ->Importo . Dialogu Importo baza të të dhënave do të hapet, duke kërkuar që të përcaktoni skedarin që dëshironi ta importoni. Kujdes, mund të importoni të dhëna vetëm në një bazë të të dhënave që ekziston, pra nëse transferoni të gjitha të dhënat tuaja nga një program tjetër ose nga ndonjë verzion më i vjetër i GRAMPS, atëherë së pari krijo një bazë të zbrazët të të dhënave dhe pastaj importo të dhënat në të.

Gnome-important.png
Humbja e të dhënave me disa formate

Ëshët me rëndësi të vëreni se procesi i importimit nuk është i përkryer për GEDCOM dhe bazat e të dhënave GeneWeb. Ka mundësi që disa të dhëna në këto baza të të dhënave të mos importohen në GRAMPS.

Baza e të dhënave GRAMPS V2.x, GRAMPS XML, dhe paketa GRAMPS, të gjitha janë formate amëtare të GRAMPS. Nuk ka rrezik për humbjen e informacioneve kur bëhet importimi nga këto formate ose eksportimi në to.

  • Baza e të dhënave GRAMPS V2.x (grdb): Para Verzionit 3.4, ky format i bazës së të dhënave amë të GRAMPS ishte një formë e veçantë e bazës së të ghënave Berkeley (BSDDB) me një strukturë të veçantë të tabelave të të dhënave. Ky format ishte i varur nga arkitektura binare. Ishte shumë i shpejtë dhe me efekt, por në përgjithësi jo i kalueshëm nëpër kompjuterë me arkitekturë të ndryhme binare.(sh. i386 vs. alfa).
  • GRAMPS XML: Skedari GRAMPS XML ishte formati i përzgjedhur për verzionet më të vjetra (para 2.x) të GRAMPS. Ndryshe nga formati grdb, është i varur nga ndërtimi dhe e lexueshme. Baza e të dhënave gjithashtu mund të ketë referenca në media objekte jo vendore(të jashtme), prandaj nuk garanton se mund të jetë plotësisht e depërtueshme. Baza e të dhënave GRAMPS XML formohet me eksportimin ( Pemë familjare ->Eksporto... ) në atë format.
  • Paketa GRAMPS: Paketa GRAMPS është arkivë e ngjshur që përmban skedar GRAMPS XML dhe të gjitha media objektet (imazhe, skedarë zëri, etj.) ku përcillet baza e të dhënave. Për shkak se përmban të gjitha media objektet, ky format është plotësisht i depërtueshëm. Paketa GRAMPS krijohet me eksportimin ( Pemë familjare ->Eksporto... ) e të dhënave në atë format.

Nëse importoni informacione nga një tjetër bazë e të dhënave GRAMPS apo GRAMPS XML, do të shihni ecurinë e operacionit në shiritin e ecurisë të dirtares kryesore të GRAMPS.

Formati i fletëllogaritëses GRAMPS CSV ju mundëson importimin dhe eksportimin të një nëngrupi të të dhënave tuaja GRAMPS GRAMPS në një format të thjeshtë të fletëllogaritëses. Shih Importi dhe Eksporti i CSV për më shumë informacione.

Eksportimi i të dhënave

Fig.3.4 Ndihmësi për eksportim: Përzgjedhja e formateve


Eksportimi ju mundëson të ndani ndonjë pjesë të bazës së të dhënave tuaja të GRAMPS me hulumtime tjera database si dhe për t'ju mundësuar që të transferoni të dhënat tuaja në tjetër kompjuter. Aktualish, GRAMPS mund të eksportojë të dhëna në formatet në vazhdim: GRAMPS XML, GEDCOM, paketa GRAMPS, Web Pema familjare, GeneWeb, dhe formatet Fletëllogaritëse GRAMPS CSV.

Gramps-notes.png
Eksportimi është ruajtja e një kopje

Kur eksportoni, ruani një kopje të bazës së hapur të të dhënave. Eksportimi krijon skedar tjetër me një kopje të të dhënave tuaja. Vëreni që baza e të dhënave që mbetet e hapur në dritaren e GRAMPS tuaj NUK është skedari që është ruajtur me eksportimin që keni bërë. Redaktimi shtesë i bazës së hapur të të dhënave num do të ndërrojë kopjen që është krijuar nga eksportimi.

Për të eksportuar të dhëna, zgjedh Skedar ->Eksporto . Kjo do të sjellë ndihmësin Eksporto . Faqet e tija do t'ju udhëheqin përmes përzgjedhjes së formateve (shih eksporto-druid-fig ), seksione të skedarëve, dhe ospione të veçanta eksportimi (shih gedcom-eksporto-fig ). Pas faqes së fundit të konfirmimit, eksportimi do të kryhet sipas zgjedhjeve që keni bërë. Në çdo kohë, mund të klikoni në butonin Prapa dhe përsërit përzgjedhjen, pastaj vazhdo më tej për të ribërë eksportin.

Filters and Privacy

GRAMPS ju mundëson të eksportoni një bazë të të dhënave në formatin e zakonshëm. Ajo siguron opsione që ju mundësojnë t'i akordoni mirë eksportin tuaj.

  • Filtër: Filtri ju mundëson të eksportoni një sasi të kufizuar të të dhënave, bazuar në kriteret që përzgjedhni.
  • Mos përfshij regjistrime të shënuara si private: Kontrrollo këtë kuti për të parandaluar regjistrimet private të përfshihen në skedarin e eksportuar.
  • Kufizo të dhëna për njerëzit që jetojnë: Kontrrollo këtë kuti për të kufizuar informacionin e eksportuar për njerëzit që jetojnë. Kjo dë të thotë që të gjitha informacionet sa i përket lindjes së tyre, vdekjes, adresat, ngjarjeve të rendësishme, etj., do të hiqen në skedarin e eksportuar të GEDCOM. Nëse zgjedhni këtë opsion, do t'ju jipet opsione shtesë për të kufizuar më tej të dhënat për njerëzit që jetojnë. Për shembull, mund të zgjedhni ta zëvendësoni fjalën "Që jetojnë" për emrin e parë; mund të përjashtoni shënime; dhe mund të përjashtoni burime për njerëzit që jetojnë.

Ndonjëherë, nuk është gjithmonë e qartë nga të dhënat nëse dikush është vërtet gjallë. GRAMPS përdor një algoritëm të avancuar për të provuar të përcaktojë nëse një njeri mund të jetë ende gjallë. Mbaj mend, GRAMPS po bën gjetjen më të mirë të tij, dhe mund të mos ketë mundësi që gjithmonë të gjejë me saktësi. Ju lutem kontrrolloni dy herë të dhënat tuaja. Probably alive

Eksporto në formate GRAMPS

Gnome-important.png
Privacy Filters

It is important to verify your privacy options on Exporter. Do not enable filters or privacy options for GRAMPS XML backups.

  • Eksporti i bazës së të dhënaveGRAMPS XML: Eksportimi në formatin GRAMPS XML do të krijojë një bazë të të dhënave të pajtueshëm më versionin e mëparshëm të GRAMPS. Përderisa XML është një format i bazuar në tekst dhei lexueshëm, gjithashtu mund ta përdorni për të shikuar të dhënat tuaja.
  • Eksporti i paketës GRAMPS: Eksportimi në formatin e paketës GRAMPS do të formojë një skedar të ngjedhur që përmban bazë të të dhënave dhe kopje të të gjitha media skedarëve të bashkuar. Kjo është e dobishme nës doni të zhvendosni bazën e të dhënave tuaja në kompjuter tjetër apo ta ndani atë me dikë.
  • Eksporto në CD: Eksportimi në CD do të prgatitë bazën e të dhënave tuaja dhe kopjet e të gjitha skedarëve të media objekteve për t'i regjistuar në një CD. Për ta djegur CD, duhet të shkoni në vendndodhjen e GNOME digje:/// , e cila mund të hyjë duke naviguar nëpër Nautilus: Pas eksportimit në CD, përzgjedh Shko ->Krijues i CD në menynë e Nautilus-it. Do të shfaqet direktoriumi i bazës së të dhënave tuaja. Për ta djegur atë në CD, kliko në ikonën e CD shiritin e veglave të Nautilus, ose përzgjedh Skedar ->Shkruaj në CD në manynë Nautilus.

Nëse një media skedar nuk gjindet gjatë eksportimit, do të shihni dialogunMedia e humbur.

Eksportim në formatin GEDCOM

Fig.3.5.Ndinmës i eksportit: opsionet e GEDCOM

GRAMPS ju mundëson të eksportoni një bazë të të dhënave në formatin e zakonshëm të GEDCOM. Ajo siguron opsione që ju mundësojnë t'i akordoni mirë eksportin tuaj (shih [imazh:Gedcom-eksport.png]gedcom-eksport-fig ).

  • Filtër: Filtri ju mundëson të eksportoni një sasi të kufizuar të të dhënave, bazuar në kriteret që përzgjedhni.
  • Mos përfshij regjistrime të shënuara si private: Kontrrollo këtë kuti për të parandaluar regjistrimet private të përfshihen në skedarin e eksportuar.
  • Kufizo të dhëna për njerëzit që jetojnë: Kontrrollo këtë kuti për të kufizuar informacionin e eksportuar për njerëzit që jetojnë. Kjo dë të thotë që të gjitha informacionet sa i përket lindjes së tyre, vdekjes, adresat, ngjarjeve të rendësishme, etj., do të hiqen në skedarin e eksportuar të GEDCOM. Nëse zgjedhni këtë opsion, do t'ju jipet opsione shtesë për të kufizuar më tej të dhënat për njerëzit që jetojnë. Për shembull, mund të zgjedhni ta zëvendësoni fjalën "Që jetojnë" për emrin e parë; mund të përjashtoni shënime; dhe mund të përjashtoni burime për njerëzit që jetojnë.

Ndonjëherë, nuk është gjithmonë e qartë nga të dhënat nëse dikush është vërtet gjallë. GRAMPS përdor një algoritëm të avancuar për të provuar të përcaktojë nëse një njeri mund të jetë ende gjallë. Mbaj mend, GRAMPS po bën gjetjen më të mirë të tij, dhe mund të mos ketë mundësi që gjithmonë të gjejë me saktësi. Ju lutem kontrrolloni dy herë të dhënat tuaja. Probably alive

Eksporto në formate tjera

  • Ueb Pema familjare: Eksportimi në Ueb Pemën familjare do të formojë një skedar teksti i cili mund të përdoret nga programi Ueb Pema familjare. Opsionet e eksportit përfshijnë përzgjedhjen e filtrit dhe aftësinë për të kufizuar të dhëna për njerëzit që jetojnë në atë të lidhjeve të tyre familjare.
  • GeneWeb: Eksportimi në GeneWeb do të ruajë një kopje të të dhënave tuaja në një ueb format të kërkuar gjenealogjik. Për të mësuar më shumë rreth dhe formatin e tij, viyitoni http://cristal.inria.fr/~ddr/GeneWeb/en/.
  • vKalendar dhe vKartela: Eksportimi në vKalendar apo vKartelë do të ruajë informacione në një format që përdoret në shumë aplikacione kalendarike dhe libër shënimesh, ndonjëherë të quajtura PIM për Menaxhues për Informacione Personale.
  • Formati i Fletëllogaritëses GRAMPS CSV: Mundëson eksportimin (dhe importimin) e nëngrupeve të të dhënave tuaja GRAMPS në një format të thjeshtë të fletëllogaritëses. Shih CSV Importimi dhe Eksportimi për më shumë informacione. Gjithashtu shih Afishim i eksportit .

Zhvendosja e bazave të të dhënave 2.2 në Gramps 3

Ka dy mënyra për të zhvendosur të dhënat tuaja Gramps nga verzioni 2.2 në verzionin 3; por edhe duke importuar në mënyrë direkte verzionin tuaj 2.2 të skedarit grdb apo duke eksportuar së pari në format XML. Për shkak të ndërlikimit në mënyrën se si verzioni 2.2 grumbullon të dhëna, eksportimi në XML është zakonisht mënyra më e përshtatshme dhe pa problem e zhvendosjes së të dhënave tuaja në verzionin 3.

  • Importo skedarë 2.2 grdb: Në një bazë të të dhënave Gramps 2.2, të dhënat tuaja grumbullohen në një skedarë grdb së bashku me një ose dy skedarë të ditarëve që mbahen në direktoriume të gjetura në .gramps/env direktorium. Për të importuar të dhënat tuaja 2.2 direkt në Gramps 3, krijo një bazë të re të të dhënave dhe përzgjedh opsionin për të importuar një bazë të të dhënave Gramps 2.2. Duhet të jeni të sigurtë që jeni duke ekzekutuar Gramps 3 nga përdoruesi i njejtë që jeni mësuar të ekzekutoni Gramps 2.2 dhe që ka pasur qasje në të njetën .gramps/env direktorium që përmban skedarë të ditarëve që plotësojnë të dhënat tuaja. Nëse merrni një thënie gabim "/tmp/tmpDkI5pO nuk mund të hapet" ose diçka të ngjajshme kur provoni të importoni bazën e të dhënave tuaja, atëherë dë të thotë që Gramps 3 i shef të gjithë skedarët që formojnë bazën e të dhënave tuaja.
  • Gramps XML: Me këtë qasje së pari nis Gramps 2.2 dhe esporto bazën e të dhënave tuaja në formatin Gramps XML. Skedari XML në të vërtetë është i ngjeshur dhe i përfshirë në një skedar.gramps. Ky skedar është i transferueshëm, nuk ka tjetër skedar të varur dhe mund të zhvendoset gjithkund ku keni të instaluar Gramps 3. Pastaj, nis Gramps 3 dhe krijo një bazë të zbrazët të të dhënave duke përdorur Menaxhuesin e Pemës familjare dhe importo skedarin .gramps.


Paraprak Indeks Tjetri